Joseph takon Krasniqin e Abdixhikun: Kosova ka nevojë për liderë që ecin gjithmonë me SHBA-në

Gjatë vizitës së tyre në SHBA, Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, në bazë të agjendës së tyre të ndarë po zhvillojnë takime me senatorë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kësaj radhe Krasniqi dhe Abdixhiku u takuan edhe analistin dhe profesorin e njohur të John Hopkins University, Edward P.Joseph.
Joseph njoftoi për këto takime përmes një postimi në Twitter duke thënë se është kënaqësi të takohesh me figura opozitare të përgjegjshme sikur Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi.
Joseph shkroi se Kosova ka nevojë për politikanë të cilët ecin me SHBA-në.
“Kosova ka nevojë për liderë që nuk hyjnë në grackat e Beogradit dhe që do të ecin gjithmonë me SHBA-në”, ka shkruar Joseph për të dy takimet që ka pasur edhe me Krasniqin por edhe me Abdixhikun.
Great to meet with a responsible opposition figure like @LumirAbdixhiku, Leader of LDK. #Kosovo needs leaders who will not walk into #Belgrade‘s traps – and who will always walk with the #US. pic.twitter.com/QaJsJC8C3G
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 18, 2022
Great to meet with a responsible opposition figure like @MemliKrasniqi, President of @PDKzyrtare. #Kosovo needs leaders who will not walk into #Belgrade‘s traps – and who will always walk with the #US. pic.twitter.com/t7j4sHxVZS
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 18, 2022
Vizita e liderëve opoziarë të kosovës në SHBA erdhi në kohën kur ministrt e Qeverisë së Kosovës nuk po mundën të udhëtojnë atje. Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se s’është koha që ministrat të udhëtojnë për në SHBA por që të qëndrojnë në Kosovë për të zgjidhur krizën e krijuar si rezultat i vendimit për targat./21Media