Dyshohet se dy të mitura sulmohen seskualisht njëra nga tre persona në Podujevë e tjetra një person në Mitrovicë

Një mitur nga Podujeva është sulmuar seksualisht nga tre persona. Polica në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur më 2 nëntor rreth orës 13:00 ndërsa është raportuar dje (18 nëntor).
Po asht bëhet e ditur se lidhur me rastin në fjalë është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar.
Edhe një  e mitur tjetër dyshohet së është sulmuar seksulaisht nga një person më 01 nëntor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë./21Media

Back to top button