Joshua mposhti Franklinin

Anothny Joshua e ka fituar meçin që do ta ndihmojë të kthehet te titulli i botës. Të shtunën mbrëma, britaniku mposhti Jermaine Franklinin me vendim unanim të gjyqtarëve.

Dy herë kampioni i botës në kategorinë e rëndë dominoi 11 nga 12 rundet e meçit.

Megjithëse pritej që Joshua të fitonte me nokaut, Franklin arriti të rezisonte deri në fund.

Për Joshuan, 33-vjeçar, ky ishte një meç mjaft i rëndësishëm për të ardhmen. Fitorja e mban gjallë me shpresë për ta kthyer titullin e kampionit të botës.

Joshua regjistroi fitoren e 25-të, prej tyre 22 me nokaut. Ka edhe tri humbje.

Back to top button