Sot mbahet ”Marshi për Drejtësi”

Sot me fillim nga ora 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti do mbahet  ”Marshi për Drejtësi”.

Organizatorët e marshit mbështetës ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte nga Specialja, kanë thënë të jenë bërë të gjitha përgatitjet për këtë organizim të manifestimit për drejtësi.

Ata kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit dhe thanë se kjo ngjarje përbën momentin kur duhet treguar unifikim, pavarësisht ngjyrimeve politike.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila është një nga organizatoret e marshit, ka thënë se kjo ngjarje përbën momentin kur duhet treguar unifikim.

E organizatori tjetër, Ismail Tasholli, ka thënë se mbështetja që është pranuar gjithandej vendit tregon të vërtetën e historisë së Kosovës.

Prej më shumë se dy vjetësh ndodhen në paraburgim në Hagë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Të katërtit akuzohen nga Specialja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./21Media

Back to top button