Jota: Liverpool mund të sigurojë një vend në Top4

Anësori i Liverpoolit, Diogo Jota beson se skuadra e tij mund të përfundojë një sezon të vështirë dhe të sigurojë një vend në katër të parët e Premier Ligës.
Pas plot 24 xhirosh sa kanë zhvilluar deri më tani në Premier Ligë ata ndodhen në vendin e gjashtë në tabelë.
Qëllimi i ekipit të Jurgen Klopp është një vend për në Top4, pasi gjasat për titull janë shuar tash e sa kohë.
Se do arrijnë të ngjiten në vendet ku të çojnë në Ligën e Kampionëve beson Diogo Jota.
“Unë besoj se mund të përfundojmë në katër të parët. Tottenham janë të katërt, por ne kemi disa lojëra në dorë,” tha fillimisht ai.
Tutje ai foli edhe për ndeshjen ndaj Man United.
“United është gjithmonë një lojë e veçantë, por të tre pikët janë gjithashtu të rëndësishme në të gjithë që respektojnë momentin tonë. Loja vjen në momentin e duhur”, përfundoi ai.

Back to top button