“Ju lutem ma gjeni vajzën!”- deklarata e shqiptarit që vrau të bijën

Në fund shqiptari e pranoi krimin, duke rrëfyer edhe vendin ku e kishte varrosur të bijën

Policisë greke ju deshën 7 orë marrje në pyetje për të “thyer” 52 vjeçarin shqiptar të pranonte vrasjen e të bijës 29 vjeçare.

Gjatë marrjes në pyetje të tij, 52 vjeçari shqiptar iu lut policisë që të bënin diçka për të gjetur vajzën e tij.

“Ju lutem më ndihmoni të gjej fëmijën tim”, mësohet të jetë shprehur ai në vijimësi gjatë orëve të marrjes në pyetje, por në fund pranoi krimin, duke rrëfyer edhe vendin ku e kishte varrosur të bijën.

Familja shqiptare jetonte prej vitesh në ishullin e Korfuzit, ndërsa 29 vjeçarja shqiptare ishte lidhur me një të ri afgan, i cili jetonte gjithashtu në Korfuz prej vitesh.

I dashuri i saj, mësohet të ketë deklaruar në polici se vajza nuk kishte asnjë kontakt me nënën e 15 vitet e fundit dhe i njeriu i vetëm që e kishte rritur dhe edukuar ishte babai i saj.

Ai ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga Korfuzi prej vitesh dhe mendohet se jeton në Shqipëri. Tashmë, kundër 52 vjeçarit shqiptar është hapur dosja për vrasje me dashje, raporton oranews.

Në mëngjesin e ditës së sotme u raportua se një shqiptar ka vrarë dhe varrosur vajzën e tij në oborrin e shtëpisë, pasi ishte ishte në një lidhje me një afgan.

Back to top button