Jubileu i Platinumit përmes fotove, Harry dhe Meghan i bashkohen Familjes Mbretërore

Familja mbretërore dhe të ftuarit kanë marrë pjesë në një shërbim falënderimi për Mbretëreshën në Katedralen e Shën Palit – por pa vetë monarkun. Ajo është duke pushuar në Kështjellën Windsor dhe besohet se e ka parë shërbimin në televizor.
Shumë politikanë ishin midis të ftuarve, duke përfshirë kryeministrin aktual Boris Johnson dhe gruan e tij Carrie.

Ndër anëtarët e parë të familjes mbretërore që mbërritën ishin Zara Tindall, vajza e Princeshës Anne dhe burri i saj Mike Tindall, përcjell portali rtv21.tv

Princi Andrew nuk ishte në shërbim sepse ishte i infektuar me Covid, por të dy vajzat e tij ishin aty. Princesha Beatrice mbërriti me bashkëshortin e saj Edoardo Mapelli Mozzi.

Princesha Eugenie mbërriti me burrin e saj, Jack Brooksbank.

Menjëherë pas kësaj, Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussex, mbërritën në shërbim. Ishte hera e parë që ata u panë në publik që kur erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga shtëpia e tyre në Kaliforni për të marrë pjesë në festimet e Jubileut të Platinumit.



Ata u pasuan nga Princesha Anne dhe burri i saj Tim Laurence, Princi Edward dhe gruaja e tij Sophie, kontesha e Wessex dhe fëmijët e tyre.


Princi William dhe gruaja e tij Catherine, Dukesha e Kembrixhit, erdhën pa fëmijët e tyre.

Të ftuarit e fundit që mbërritën ishin Princi i Uellsit dhe gruaja e tij Camilla, Dukesha e Cornwall.

Sapo filloi shërbimi, zoti Johnson mbajti një fjalim.

Anëtarët më të vjetër të familjes mbretërore u ulën së bashku në pjesën e përparme.

Familja Wessex, Princesha Eugenie, Princesha Beatrice dhe Princi Harry, u ulën përtej rreshtit./21Media

Pas shërbesës, familja u largua me kortezh.


Back to top button