Juncker i bën thirrje presidentit të ri francez

Kërkon të ulen shpenzimet publike

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i bëri thirrje presidentit të ri të zgjedhur francez, Emmanuel Macron që vendi i tij të ulten shpenzimet publike dhe kjo sapo të vinte në pushtet.

Ai shtoi se niveli aktual nuk ishte i qëndrueshëm për një periudhë afatgjate.

“Përballemi me Francën me një problem të caktuar, francezët shpenzojnë shumë para dhe shpenzojnë në drejtimin e gabuar”, deklaroi për median në Berlin, Juncker, një ditë pas zgjedhjes së kandidatit të qendrës në presidencën franceze.

“Francezët shpenzojnë në nivelin mes 53 për qind dhe 57 për qind të Produktit të tyre të Brendshëm Bruto për buxhetet publike, duke marrë parasysh nivelin relativisht të lartë të borxhit, ky fakt nuk mund të funksionojë me kalimin e kohës”, shtoi Juncker.

Ai vlerësoi se kreu i ardhshëm i shtetit francez nuk mund të ecë në sensin unik mbi zemërgjerësinë e partnerëve të tij evropianë për këto çështje.

“U takon tashmë francezëve të ecin në drejtimin e të tjerëve duke ndërmarrë reforma të nevojshme”, tha ai.

Back to top button