Justin Bieber anulon zyrtarisht turneun “Justice”

Këngëtari Justin Bieber anuloi zyrtarisht datat e koncerteve nga turneu i tij botëror “Justice”.
Ky yll muzike për këtë bëri të ditur fillimisht në shtator të vitit të kaluar, ku tha se do të pushonte nga turnetë për një kohë, këtë për t’iu kushtuar shëndetit të tij.
Ky fitues i shumë çmimeve Grammy bëri këtë njoftim përmes medieve sociale.
Bieber u detyrua të anulojë turneun për shkak se u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë, që si pasojë i paralizohet fytyra.
Ai pas festivalit Rock in Rio ka përformuar në gjashtë koncerte live në Evropë, por ka treguar se pas largimit nga skena, është ndjerë shumë i lodhur dhe ka kuptuar se kishte nevojë për pushim, pasi që prioritet e ka shëndetin.
Muajin qershor të vitit të kaluar, Bieber zbuloi më gjerësisht rreth sëmundjes së tij. Ai tha se vuan nga sindromi Ramsay Hunt, që ndikon në paralizimin e fytyrës, i cili dëmton nervat në fytyrë.
Bieber nuk është këngëtari i vetëm i profilit të lartë që tregoi publikisht për sëmundjen e tij dhe që si pasojë e saj u detyrua të anulojë turneun.
Edhe Shawn Mendes anuloi koncertet në korrik të vitit të kaluar. Ai i anuloi ato për tu përqendruar në problemet mendore.
BTS anuloi turneun në vitin 2020.
Po ashtu, Ozzy Osbourne anuloi turneun në Evropë, siç është bërë e ditur se ka pasur probleme me shpinë./21Media

Back to top button