Jusuf Buxhovi nderohet me titullin ‘’Guximi intelektual’’ për vitin 2021

Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë ka nderuar historianin Jusuf Buxhovi me titullin ‘’Guximi intelektual‘’ për vitin 2021, shkruan KultPlus.com
Lajmin e ka bërë të ditur prof. dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i SH.I. ‘’Jakova’’.
“Në ditën e lindjes së një kombi të madh dhe aleatit të popullit tonë për 246-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, po shpallim fituesin.
‘’Guximi intelektual’’ për vitin 2021, Jusuf Buxhovi, intelektuali i cili prej kohësh manifeston guxim të madh në historiografi, në letërsi si dhe në politikë”, ka shkruar Sefa.
Komisioni përzgjedhës arsyeton vendimin me këtë fragment: Intelektuali Jusuf Buxhovi, prej kohësh manifeston guxim të madh në shkencë (historiografi), në letërsi – me romanet e tij që me përkthime në disa gjuhë kanë arritur edhe përmasat e afirmimit ndërkombëtar, si dhe në politikë – me qëndrimin kritik ndaj dukurive që pushteti të shfrytëzohet për përfitime private dhe jo për trajtimin e shtetit si një institucion që u shërben interesave madhore të qytetarëve dhe kauzave të lirisë dhe të demokracisë…”.

Back to top button