Juventus ka gati ofertën për Zaniolon

Juventus ka vendosur t’i bëjë një ofertë Nicolo Zaniolos.
Sulmuesi ka qenë në cak të shumë klubeve nëpër Evropë.
Sipas raporteve të Tuttosport, nënshkrimi i 22 vjeçarit nevojtitet pasi ai është i ri dhe ka potencial që të ngritet akoma më shumë.
“Zanialo është një lojëtar i mirë, ta shtosh atë në sulmin e Juves do të ishte një arsye më shumë që mbrojtësit e ekipeve tjera të kishin frikë. Ne kemi nënshkruar me yje si Federico Chiesa e Dusan Vlahovic. Duket se të Zaniolo do ta kompletonte top treshen”, kanë thënë Juventus.
Ai ka ende vite në kontratën e tij të fundit, kështu që nuk do të blihej lirë, por klubi ka thënë se ia vlen të shpenzojnë më shumë në lojtarë në të cilët ata besojnë se do t’i ndihmojnë Juventusit të ngritet.
Zaniolo momentalisht luan për ekipin e Romës./21Media

Back to top button