Juventus-Sevilla, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Evropës mes Juventusit dhe Sevillas.

Për ta prekur gjysmëfinales e kësaj gare, Juventusi e eliminoi Sporting Lisbonën në çerekfinale, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2:1 brenda dy ndeshjeve.

Në anën tjetër, Sevilla e eliminoi Manchester Unitedin, ku ndeshjen e parë barazoi 2:2, kurse në ndeshjen e kthimit mposhti “Djajtë e Kuq” 3:0, duke avancuar tutje me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë në histori mes dy skuadrave, pasi që Juventusi dhe Sevilla janë përballur gjithsej pesë herë në të kaluarën. Bilanc më të mirë ka Juventusi me tre fitore, krahas një të Sevillas, ndërsa një herë kanë barazuar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Bremer, De Sciglio, Ihattaren dhe Kaio Jorge, kurse te Sevilla mungojnë Corona, Gueye, Jordan, Marcao, Nianzou dhe Suso.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Juventus (3-5-1-1): Szczesny; Danilo, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic.

Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Acuna, Gudelj, Bade, Jesus Navas; Rakitic, Fernando; Gil, Torres, Ocampos; En-Nesyri.

Back to top button