Juventusi barazon me Nantes, dramë mes Leverkusenit e Monacos

Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e mbetura të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz” u shënuan vetëm dy gola, ku Juventusi barazoi 1:1 si vendas me Nantes.
Golin për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Dusan Vlahovic në minutën e 13’, kurse te Nantes golashënues ishte Ludovic Blas, që barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 60’.
Ndërkaq, ndeshje interesante u zhvillua në stadiumin “BayArena”, ku Monaco e mposhti si mysafirë Bayer Leverkusenin me rezultat të ngushtë 3:2.
Golashënues te Bayeri ishin Diaby (minuta e 48’) dhe Wirtz (minuta e 59’), kurse te Monaco fitoren e siguruan Diatta (minuta e 74’), Disasi (minuta e 90+2’) dhe autogoli i Hradeckyt në minutën e 9’ të ndeshjes.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Ajax 0:0 Union Berlin
Barcelona 2:2 Manchester United
RB Salzburg 1:0 AS Roma
Shakhtar Donetsk 2:1 Rennes
Bayer Leverkusen 2:3 Monaco
Juventus 1:1 Nantes
Sevilla 3:0 PSV
Sporting CP 1:1 Midtjylland

Back to top button