Ngjarjet e ditës: 17 shkurt 2023

8:00 – 20:15
Agjenda Shtetërore për shënimin e 15-Vjetorit të Pavarësisë:
08:00 – Mbledhje festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 – Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz)
10:30 – Interpretim i Filharmonisë së Kosovës (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
11:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:20 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:30 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Prishtinë)
16:15 – Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës
17:00 – Pritje shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës
20:15 – Koncerti i Pavarësisë nga RTK (Salla 1 Tetori)
09:15-21:45
Agjenda e komunës së Prishtinës
09:15 Homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
10:00 Seanca solemne e Kuvendit të Kryeqytetit. (Kuvendi i Kryeqytetit)
10:40 Përfundimi i seancës, I ftuar nderi: Z. Hazir Reka
11:00 Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
12:00 Parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (sheshi “Zahir Pajaziti” (organizim i Qeverisë)
16:00 Prishtina Jazz Orchestra – Koncert për ditën e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë – “Salla e Kuqe”)
20:00 Gala Koncerti i RTK-së “Rrno për me tregue”. Merr pjesë Kryetari Rama. (Salla “1 Tetori”)
21:45 Koncert Morcheeba. (Pallati i Rinisë – “Salla e sporteve”)
10:00
Mbahen garat me kuaj të tërheqjes dhe sfilës. Marrin pjesë qindra pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Macedonia e Veriut dhe me gjerë. (Fshati Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj)
13:00
Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi Solemne për Ditën e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)

Back to top button