Juventusi dhe Sevilla në garë për sulmuesin e Marseille

1 min read

Gjiganti italian Juventus dhe skuadra spanjolle Sevilla janë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Marseille Arkadiusz Milik, raporton “L’Equipe”.

Po ashtu, krahas këtyre dy skuadrave, në garë për shërbimet e Milik është edhe skuadra e Mallorcas, ku kjo e fundit ka kontaktuar me skuadrën franceze për të arritur një marrëveshje të mundshme.

Sidoqoftë, të gjitha këto skuadra kanë bërë propozime drejt Marseille që ta transferojnë sulmuesin polak në formë huazimi, ndërsa klubi francez preferon vetëm që ta shes atë.

Këtë sezon, Arkadiusz Milik ka arritur të paraqitet në 18 ndeshje për skuadrën e Marseille, duke regjistruar nëntë gola mbi emrin e tij./kp