Juventusi do t’i largojë këta futbollistë gjatë janarit

Juventusi nuk është duke kaluar një moment të mirë këtë edicion, pasi ka mbetur shumë mbrapa në garën për titull.
Rikthimi i trajnerit Massimiliano Allegri nuk i ka rikthyer në binar bardhezinjtë të cilët në 17 ndeshjet e para kanë pësuar pesë humbje dhe kanë marrë katër barazime.
Mesfusha vazhdon të mbetet reparti më problematik, pasi nga aty pritet të largohen plot tre mesfushorë gjatë janarit.
Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Arthur Melo janë tre lojtarët që Massimiliano Allegri i ka dhënë leje klubit që t’i largoj.
Ndërkohë në listën e largimeve është edhe sulmuesi suedez Dejan Kulusevski i cili nuk është në planet e trajnerit italian.
Tanimë te Zonja e Vjetër janë në listën e transferimeve disa emra si Denis Zakaria, Dusan Vlahovic,Aurelien Tchouameni e Donny Van de Beek.

Back to top button