Rrahu vajzën e tij 14 vjeçare, arrestohet një person nga Kaçaniku

Sot rreth orës 18:30 është arrestuar një burrë nga fshati Begracë i Kaçanikut, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14 vjeçare.
”Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.L (M/K) 34 vjeçar- recidivist i dhunës në familje,  i cili me datën 11.12.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor”, bëhet e ditur në komunikatë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kacanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button