Juventusi interesohet për yllin e Arsenalit

Juventus është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette qysh në afatin e janarit.
“Bianconerët” humbën shërbimet e Cristiano Ronaldos muajin e kaluar, por nënshkruan me Moise Kean.
Sidoqoftë, duan edhe një tjetër sulmues dhe Calciomercato raporton se Lacazette është në ‘radarin’ e tyre.
Lacazette ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë” dhe klubi nuk ka plane të nis negociatat për rinovimin e mundshëm.
Lacazette mund të nënshkruajë parakontratë në janar, por “Bianconerët” duan ta kompletojnë menjëherë transferimin.

Back to top button