Mbyllet një objekt hotelierik, arrestohet pronari, mysafirët nuk kishin certifikata vaksinimi
Dje (18.09.2021) rreth orës 21:35 minuta pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria S.E (49) nga Çalje e Gostivarit, pronar i një objekti hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski”, për shkak se mysafirët nuk kanë poseduar certifikata vaksinimi, transmeton TV21.
Objekti u mbyll përkohësisht nga Inspektorati i Tregut, ndërkaq kundër S.E do të përgatitet parashtresë për “mos veprim në përputhje me rregullat shëndetësore” sipas nenit 206 të Kodit Penal./21Media