Juventusi merr vendin e dytë në Serie-A

Juventusi është ngjitur në vendin e dytë në tabelën e Serie-A pas fitores ndaj Atalantës me rezultat 2-0.

“Bianconerët” morën tre pikë të mëdha në udhëtim te Atalanta fal dy gola të realizuar nga Junior dhe Dusan Vlahovic në kuadër të xhiros së 34-të , transmeton KosovaPress.

Kjo fitore e vë skuadrën e Maximilioano Allegrit në një pozitë shumë më të mirë sa i përket objektivit për t’u futur në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Ata tashmë kanë 66 pikë, dy më shumë se Lazio e vendit të tretë dhe tri më shumë se In\teri që renditet në vendin e katërt.

Back to top button