Juventusi mposhti Torinon

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Torinos dhe Juventusit, ku triumfues në “Derby della Mole” është “Zonja e Vjetër”.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico di Torino”, gjiganti italian, Juventus sonte ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar sulmuesi Dusan Vlahovic, i cili ia ka siguruar tri pikët Juventusit me golin e tij në minutën e 74’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë në tabelë në kuotën e 16 pikëve, krahas Torinos që zë vendin e 11 me 11 pikë të arkëtuara.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button