Juventusi në çerekfinale të Kupës së Italisë

 
Juventusi e ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e ka mposhtur Sampdorian me rezultat të thellë 4-1.
“Zonja e Vjetër” e tregoi seriozitetin me të cilin i është qasur kësaj ndeshje dhe e gjeti golin e parë në minutën e 25’ me anë të Cuadrados dhe ky në fakt ishte goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.
Në minutën e 52’ epërsia e vendasve u thellua në 2-0 me anë të Daniele Ruganit, por Andrea Conti e ngushtoi atë në minutën e 63’.
Nga këtu e tutje, Juventusi realizoi edhe dy gola. Fillimisht Dybala dhe më pastaj edhe Alvaro Morata në minutën e 77’ nga penalltia.

Back to top button