Juventusi nuk ndalet në Serie A, mposht edhe Veronan

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Moise Kean

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Veronas dhe Juventusit, ku pikët e plota i takojnë “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi ka marshuar sot drejt fitores së gjashtë radhazi në Serie A, pasi që e ka mposhtur si mysafirë skuadrën e Veronas me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi italian, Moise Kean, i cili ia siguroi fitoren Juventusit në minutën e 60’.

Me pikët e reja, Juventusi tani ngjitet në pozitën e tretë në Serie A në kuotën e 28 pikëve, krahas Veronas që thellohet në krizë, pasi që renditet në vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Juventusit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button