Era Istrefi dhe Buta publikojnë “5AM”

Era e Buta bashkojnë forcat

Këngëtarja Era Istefi ka lansuar një bashkëpunim me reperin Betim Januzajn, i njohur si Buta.
“5AM” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike e zhanrit pop dhe hip-hop.
Muzika është realizuar nga producenti Big Bang Beats, gjersa ‘beat’-in e kanë realizuar Llouis dhe Dextah.
Ndërkohë, teksti është shkruar nga Era dhe Buta, të cilët kanë shkruar pjesët e tyre përkatëse. Projekti është realizuar edhe me një videoklip i cili i është besuar regjisorëve Terry Paul dhe Valon Aziri.
Javë më parë, Era ka publikuar një këngë me reperin Don Xhonin, që ka arritur miliona klikime. Ndërsa, Buta u rikthye pas një pauze të gjatë./21Media

Back to top button