Juventusi refuzon dy oferta nga Tottenhami

Skuadra angleze Tottenham po shpreson që të nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit Weston McKennie.
Po ashtu, Tottenham kishte bërë edhe një ofertë drejt ”Zonjës së Vjetër” për shërbimet e Dejan Kulusevskit, ofertë kjo që u refuzua nga gjigandi italian.
Siç raportohet nga ”Calciomercato”, skuadra angleze kishte ofruar mesfushorin Giovanni Lo Cleso në shkëmbim për Kulusevskin, por Juventusi do të pranojë të bëjë marrëveshje vetëm nëse ofrohen 35 milionë euro për suedezin.
Po ashtu, raportohet se Juventusi ka refuzuar edhe një ofertë tjetër huazimi nga Tottenhami, ku ky i fundit ka ofruar mesfushorin Tanguy Ndombele për mesfushorin e ”Zonjës së Vjetër” Weston McKennie.

Back to top button