Përfundon protesta në Shqipëri

Sali Berisha e ka shpallur të mbyllur për sot protestën para selisë së Partisë Demokratike. Megjithatë ai ka paralajmëruar se përpjekjet e tij dhe të përkrahësve për të marrë nën udhëheqje PD-në s’do të ndalen.
“Ju falënderoj për këtë protestë të jashtëzakonshme, nuk arritëm maksimumin por arritëm të dëshmojmë organizimin, vendosmërinë tonë”, u shpreh Berisha, duke akuzuar pushtetin dhe Lulzim Bashën.
Tashmë forcat policore kanë rrethuar selinë e PD-së. Përplasja e përkrahësve të Berishës me Policinë u përcoll me gaz lotsjellës e disa arrestime.
Në një deklaratë para gazetarëve, Berisha tha se demonstratat do të vazhdojnë deri në realizimin e asaj për çka janë sot këtu./21Media

Back to top button