Juventusit i kthehen 15 pikët e hequra, ndryshon tabela e Serie A

Juventusi ka fituar gjyqin dhe i janë rikthyer 15 pikët e hequra, pasi ankesa e tyre kundër zbritjes së pikëve tani është pranuar, por është referuar në gjykatën më të lartë për gjykim të mëvonshëm.

Një deklaratë e lëshuar nga CONI ka konfirmuar se ankesa e “Zonjës së Vjetër” është pranuar për momentin, që do të thotë se zbritja e 15 pikëve nuk është më e vlefshme.

Apelimet e klubit u bënë edhe kundër sanksioneve të vendosura ndaj ish-krerëve si Fabio Paratici, Andrea Agnelli dhe Federico Cherubini, dhe për momentin, ankesat për ta janë refuzuar.

Por ankesat e bëra ndaj Pavel Nedved, Paolo Garimberti dhe Enrico Vellano janë pranuar për momentin.

Gjykata e FIGC-së do ta shqyrtojë çështjen më tej dhe ata do të marrin një gjykim të mëtejshëm në një moment në javët e ardhshme, pasi të bëjnë një vlerësim të ri individual të tyre.

Ndalimi i Paraticit u zgjat globalisht nga FIFA dhe që tani, duket sikur do të mbahet në fuqi.

Ndërkaq, më poshtë e gjeni se si ndryshon tabela e Serie A me rikthimin e 15 pikëve të Juventusit.

Back to top button