Vashat e Kosovës mësojnë kundërshtarët në kualifikimet drejt Evropianit të hendbollit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave është pozicionuar në Grupin 8 të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian të vitit 2024.

Në shortin që u tërhoq sot në Zvicër, vashat e Kosovës mësuan kundërshtaret e tyre në kuadër të këtyre kualifikimeve.

Grupi i 8, ku edhe është pozicionuar Kosova, është grupi i vetëm me tri ekipe kombëtare, ndërsa shtatë grupet e tjera i kanë nga katër ekipe kombëtare.

Shorti e ka vendosur Kosovën në të njëjtin grup me Danimarkën dhe Poloninë.

Vashat kosovare së fundmi u përballen me Poloninë në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023, ku në të dy ndeshjet pësuan humbje.

Dy të parët në secilin grup kualifikohen në Euro 2024, ndërsa biletën për në Evropian e sigurojnë edhe katër prej tetë ekipeve më të mira kombëtare që përfundojnë në vendin e tretë.

Back to top button