BE ka një kërkesë për Londrën

BE-ja kërkon që Londra të paguajë faturat e saj në euro

BE-ja kërkon që shuma që Britania e Madhe duhet të paguajë për të dalë BE-ja duhet të realizohet në euro, për t’u mbrojtur nga luahtjet e sterlinës britanike, sipas një dokumenti të Komisionit Evropian.

“Një tërheqje e udhëruar nga Unioni kërkon që të përcaktohen detyrimet financiare që duhet të respektohen para tërheqjes”, shkruhet në këtë dokument të Komisionit.

“Këto detyrime duhet të përcaktohen në euro dhe pagimet mund të jenë objekt i një afati kohor të ndarë në disa vite”, thuhet në tekstin e publikuar sot nga “Politico.eu”.

Krerët e 27 vendeve anëtare duhet të miratojnë më 29 prill, gjatë një mbledhje në Bruksel, orientimet për negociatat me Londrën.

Back to top button