Ka përfunduar masterin, por bën muzikë në rrugë

Këto janë tinguj që ndoshta kurrë nuk i keni dëgjuar më parë. Ato dalin nga instrumenti i quajtur Hapi Drum, të cilit po i bie një djalë 27 vjeçar me prejardhje nga Ukraina. Emrin e ka Roman, ndërsa ka përfunduar studimet master për drejtësi. Ka tre vjet që është larguar nga shtëpia dhe ka vizituar 30 shtete.

“Eksperienca ime e parë me muzikë rruge ishte ne Moldavi, në Kishinau. Isha i vetëm nuk e dija çfarë të bëja. Në fillim vendosa thash të bëj muzikë në rrugë, por pas disa minutave unë isha i turpëruar dhe u ndjeva sikurse një lypësuar, sikurse po kërkoja para”, u shpreh artisti, Roman Imshenytskyi.

Artisi i rrugëve tashmë një muaj po bën muzikë në për rrugët e kryeqytetit tonë. E qytetarët e Shkupit i duken shumë miqësor, mbi gjitha edhe policët për të cilët tha se nuk i kanë bërë problem.

“Unë erdha këtu nga Bullgaria dhe impakti i parë kur erdha ishte se njerëzit këtu janë shumë miqësor. Gjatë eksperiencës time në Bullgari isha me një mik kanadez dhe po kërkonim për Bazarin e madh dhe u kërkonim qytetarëve adresën, mirëpo ata as që flisnin me neve. Më thoshin jo, jo, jo, ik. E kur erdha këtu, arrita në mëngjes me autobus, u ndala me hartë në rrugë për të kërkuar ku është hosteli im dhe shumë njerëz mu afruan duke më pyetur se çfarë po kërkoja, më pyesnin nga isha dhe më ofruar ndihmë. Që nga dita e parë e kuptova se njerëzit këtu janë shumë miqësor”, deklaroi Imshenytskyi.

Djaloshi ukrainas bën edhe byzylykë me rruaza, të cilët ju mund t’i blini me çfarëdo çmimi që doni. Me këtë punë ai thotë se nuk fiton shumë, por për të shëtitja nga një vend në një tjetër është lumturia, të cilën nuk ka mundur ta gjej në vendlindjen e tij.

“Me këto udhëtime mund të them se më ka ndryshuar jeta shumë, unë isha një person krejt tjetër në vitin 2017 kur isha në Ukrainë dhe tani unë jam krejtësisht person ndryshe. Nuk e gjej veten në shtëpinë time. Ju gjithnjë mund të gjeni diçka që ju bën të lumtur. Mund të jetoni në një rreth the të mendoni se është perfekt për juve, por kjo ndodh sepse se dini çfarë ka jashtë këtij rrethi dhe kur ju dilni jashtë do të gjeni vend më të mirë për juve. Gjithmonë mundohuni të ndryshoni gjërat nëse e ndjeni se duhet”, tha Imshenytskyi.

Porosia e tij është që çdo person ta kërkojë dhe ta gjejë lumturinë. Roman tha se nuk do të ndalet së vizituari vende, ndërkaq ëndrra e tij është që të shkruaj edhe një libër./TV21

Back to top button