Ka përfunduar takimi i G7
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se ka përfunduar takimi i G7.
Pjesëmarrësit e takimit që zgjati më shumë se një orë, sipas Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN, ishin: presidenti i SHBA-ve Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë Mario Draghi, kryeministrja e Japonisë Kishida Fumio, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjellë rtv21.tv
Kujtojmë se dy ditë më parë, ministrat e jashtëm të grupit G7 të ekonomive më të mëdha në botë, kanë rënë dakord të dënojnë njohjen nga Rusia të dy rajoneve të shkëputura në Ukrainë./21Media