“Ka raste kur një zyrtar publik e ka pagën vjetore 22 mijë euro dhe merr deri më 30 mijë euro shtesa”

“Raste të tilla ne kemi identifikuar jashtëzakonisht shumë”

Koalicioni i OJQ-ve për “Javën Kundër Korrupsionit 2018”, kanë mbajtur sot tryezën e diskutimit me temën “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se sot është përmendur edhe në konferencë, por edhe ditën e djeshme nga vet Drejtori i Agjencisë  Kundër Korrupsion se ka raste kur një zyrtar publik e ka pagën vjetore 22 mijë euro dhe merr deri më 30 mijë euro shtesa.

“Raste të tilla ne kemi identifikuar jashtëzakonisht shumë pothuajse në të gjitha pushtet, por çka është më karakteristike dhe çka është më e dhimbshme është që pothuajse kjo është një sëmundje në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Nëse ju hin deklarimeve të pasurisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve e sheh se pothuajse shumica e tyre pranojnë dyfishin e shtesave përveç pagës bazë”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka thënë se sot në Kosovë të jesh prokuror dhe gjyqtar të ardhurat janë jashtëzakonisht të mëdha.

“E kur nuk i kryen detyrat, obligimet që t’i jep ligji, atëherë gjithsesi se kjo krejt ndikon që ne të kemi një korrupsion të nivelit aq të lartë në Kosovë, të mos kemi rezultate fare dhe qytetarët e Kosovës edhe në vitin 2020 ta kenë ëndërr për të udhëtuar pa viza”, ka thënë Miftaraj.

Back to top button