Ka shkuar në 180 numri i të vdekurve nga përmbytjet
Më shumë se 180 njerëz kanë vdekur pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në Nepal dhe dy shtete indiane Uttarakhand dhe Kerala.
Shtëpitë u zhytën dhe u shkatërruan nga rrëshqitjet e tokës, transmeton rtv21.tv.
Të paktën 88 njerëz vdiqën në Nepal dhe 55 në Uttarakhand, përfshirë pesë nga një familje e vetme, me dhjetëra të tjerë të zhdukur në të dy vendet. Shirat më në jug në shtetin Kerala të Indisë shkaktuan gjithashtu përmbytje vdekjeprurëse, duke lënë 42 të tjerë të vdekur atje.
Në Nepal viktimat përfshinin një familje prej gjashtë anëtarësh, mes tyre tre fëmijë, shtëpia e të cilëve u përmbyt.
Ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të arrinin 60 persona të bllokuar për dy ditë në fshatin Seti në perëndim të Nepalit.
Departamenti Meteorologjik Indian thotë se reshjet tani po zbuten.
Mijëra njerëz janë zhvendosur në vend të sigurt, me më shumë se 1,600 shtëpi të shkatërruara./21Media