Kaloni te përmbajtja kryesore

Ramadani kritikon vonesën e konstituimit të Kuvendit: Po luhet me shtetin

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani tha se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit po vonohet pa “asnjë arsye”.

Ramadani shkroi në Facebook se kjo është “papërgjegjësi totale” ndërsa sugjeroi se plani i Lëvizjes Vetëvendosje është “bllokada”

“Papërgjegjësi totale mosthirrja e Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit nuk ka asnjë arsye normale të vonohet. I vetmi plan prapa kësaj vonese është bllokada. Shihet qartë se as nuk iu ngutet, as nuk e kanë dertin e funksionimit të shtetit. Mbi 10 ditë që u certifikuan rezultatet, këta luajnë hajgare me shtetin! Thirreni seancën e Kuvendit!, shkroi Ramadani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button