Ka të arrestuar nga aksioni i Policisë

 

Aksioni i policisë së Kosovës po vazhdon para Ministrisë së Bujqësisë. Nga vendi i ngjarjes raportohet se në këtë aksion ka edhe të arrestuar.

Jo zyrtarisht mësohet se katër këta zyrtarë të AZHB-së, janë nxjerrë nga Agjencia nën pranga për t’u dërguar për intervistim. Në mesin e tyre edhe kreu i këtij agjencioni Agim Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020. I arrestuar është edhe ushtrusi i detyrës se drejtorit të Agjencisë Katastrale, dhe dy zyrtarë të departamentit të subvencioneve. Katër të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me marrjen e ryshfetit.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë Policia ka nxjerr disa dosje. Kurse bëhet e ditur se Policia është duke zhvilluar aksion edhe në disa lokacione tjera të vendit.

Njësia speciale e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm ka bastisur Ministrinë e Bujqësisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë./21Media 

Back to top button