Serbia do t’i dhuroi Maqedonisë dozën e dytë të vaksinave

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se doza e dytë e vaksinave “Fajzer” donacion nga Serbia do të arrijë në pikën kufitare në Tabanoc sot në ora 13:30.

Pakon prej 4.680 vaksina do t’i dorëzojë ministri i Shëndetësisë Zlatibor Llonçar ndërsa do t’i marrë ministri i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

Vendi gjithashtu është në pritje të 200 mijë vaksinave tjera nga kompania kineze “Sinofarm”. Sipas planit operativ të Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që çdo ditë të vaksinohen 2.500 qytetarë. Ndërkohë po bëhen marrëveshje edhe për sigurimin e vaksinës ruse “Sputnik V”./21Media

Back to top button