Ka vdekur aktivisti i LVV-së, Arlind Shala

Ka vdekur aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Shala.

Këtë e ka bërë të ditur Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Erzen Vraniqi, përmes një postimi ku Shala shihet së bashku me kryeministrin Albin Kurti në protesta.

Vraniqi ka shprehur ngushëllime të thella për familjen.

“Djalë i hareshëm, i rritur në pjesën e vjetër të qytetit, edhe pse i ri në moshë, i sakrifikonte daljet e të shtunave mbrëma deri në orët e vona për të punuar në rradhitjen e gazetës VETËVENDOSJE!, atëherë kur kjo gazetë ishte një ndër “armët” kryesore të Lëvizjes. Kur i kërkoja falje që ja humba natën, më thoshte faleminderit që po ma jepni mundësinë. I lehtë të qoftë dheu Arlind! Ngushëllime familjes, miqve e aktivistëve!” ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button