Ka vdekur edhe anëtarja e pestë e familjes Ramadani

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në QKUK, ku ishte duke u trajtuar, ka vdekur anëtarja e pestë e familjes Ramadani, që u aksidentuan në Koshare të Ferizajt.
32 vjeçarja nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndryshe, në aksidentin e 6 qershorit mbetën të vdekur Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar– djali i Naimit)./21Media

Back to top button