Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së Sadik Makolli

 

Pas një sëmundje të shkurtër ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Makolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, me 15.02.2021, nga një sëmundje e shkurtër ndërroj jetë shoku ynë bashkëveprimtar, Sadik Makolli. Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale te viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, më herët në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe anëtar i Këshillit Drejtues në qendër.I qoftë i lehtë dheu mbi varr!”, ka njoftuar Klinaku.

Back to top button