Haziri jep dorëheqje edhe nga kryesia e degës në Gjilan

 

 

Kryetari i Gjilanit, njëherit ish-nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje edhe nga kryesia e degës në Gjilan.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se “Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit”.

Sipas tij, tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK-së.

Haziri e ka uruar Vetëvendosjen dhe Vjosa Osmanin për fitore.

“Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit. Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori. LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës. E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!”, ka shkruar Haziri./21Media

Back to top button