Ka vdekur presidenti i parë i Ukrainës
Presidenti i parë i Ukrainës, Leonid Kravchuk, ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.
Në Telegram, Klitschko ka thënë se Kravchuk ishte një njeri që mishëronte talent, karakter të fortë dhe njohuri, përcjell rtv21.tv
Kravchuk është bërë president në dhjetor të vitit 1991 dhe ka qëndruar në detyrë deri në korrik të vitit 1994.
Një fushatë e dytë për të qenë president ka përfunduar me një humbje zgjedhore ndaj ish-kryeministrit të tij, Leonid Kuchma.
Ndër vendimet e tij më të rëndësishme ishte nënshkrimi i Protokollit të Lisbonës në vitin 1992, duke u zotuar se do të heqë dorë nga arsenali bërthamor që i la Ukrainës pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Në postimin e tij, Klitschko ka thënë se trashëgimia e Kravchuk ishte veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur Ukraina po lufton Rusinë.
“Ne do të ruajmë sovranitetin dhe vullnetin që kemi marrë më shumë se 30 vjet më parë. Ne nuk do të tërhiqemi”, ka shkruar Klitschko./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?