Kaloni te përmbajtja kryesore

Liverpooli synon vetëm tre pikët kundër Aston Villas, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Villa Park” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Aston Villas dhe gjigantit anglez Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e 33 të Premier Ligës.
Liverpooli do të synojë me çdo kusht sot fitoren në mënyrë që të vazhdojë presionin drejt liderit të tabelës, Manchester Cityt, në garën për titullin anglez.
Në këtë ndeshje, Liverpooli rikthehet nga barazimi 1:1 me Tottenhamin, kurse Aston Villa rikthehet nga fitorja si mysafirë me rezultat 3:1 kundër Burnleyt.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Aston Villa nuk do të paraqiten Hause, Bailey dhe Ramsey, kurse te Liverpooli mungesa e vetme është Firmino.
Tanimë, të dy trajnerët, Klopp dhe Gerrard kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Aston Villa (4-3-1-2): Martinez; Cash, Konsa, Mings, Digne; McGinn, Nakamba, Luiz; Coutinho; Ings, Watkins
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Fabinho, Keita, Jones; Mane, Jota, Diaz.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button