Ka vdekur tragjikisht një 55-vjeçare shqiptare në Itali

Edlira Aliçka është shqiptarja e cila ka vdekur në Treviso të Italisë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.
55-vjeçarja po udhëtonte me makinën e saj tip Mercedez A-Class kur papritur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një Audi A6, ku për pasojë të dyja mjetet kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.
Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos, ndërsa ngjarja e rëndë është regjistruar vetëm disa minuta pasi Aliçka  kishte mbushur me karburant makinën.

Trupi i pajetë i gruas ka mbetur i bllokuar në mjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen pas rreth dy orësh.
Dy personat e moshuar që udhëtonin me makininë Audi A6 janë plagosur lehtë./21Media

Back to top button