Kabllot “përtoke” në Pejton, i kujt është faji?!
Ka dy ditë që një kabllo elektrike vazhdon të qëndrojë e varur, e pothuajse duke prekur në tokë, kështu duke rrezikuar qytetarët që kalojnë në trotuarët në lagjen Pejton të Prishtinës.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me KEDS, mirëpo siç thanë ata kjo kabllo nuk është e sistemit të tyre, por e operatorëve kabllore.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një prononcim për portalin rtv21.tv fajsoi operatorët duke thënë se KEDS ia ka realizuar infrastrukturën, megjithatë ata nuk i kanë zhvendosur kabllot.
“Ata infrastrukturën nëntokësore e kanë të gatshme që e ka realizuar KEDS, mirëpo të njëjtit ende nuk i kanë zhvendosur kabllot që me i fut nën tokë”, u shpreh Buzhala.
Lexuesit e rtv21.tv ka dy ditë që dërgojnë foto nga vendi i ngjarjes, por askush nuk është marrë ndonjë masë për largimin e rrezikut./21Media