Kabul: Varrosën viktimat e shpërthimit në një shkollë

Familjet në Afganistan kanë varrosur sot fëmijët e tyre të cilët u vranë në shpërthimet e e djeshme jashtë një shkolle të mesme në kryeqytetin, Kabul

Më shumë se 60 veta, kryesisht vajza, tani dihet se kanë vdekur në sulmin që goditi nxenesit kur ata largoheshin nga klasa.

Askush nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit në Dasht-e-Barchi, një zonë e goditur shpesh nga militantët islamikë sunitë.

Qeveria afgane fajësoi militantët talebanë për sulmin, por grupi mohoi përfshirjen.

Synimi i saktë për gjakderdhjen e së shtunës është i paqartë. Shpërthimet vijnë kundër një sfondi të dhunës në rritje ndërsa SH.B.A. kërkon të tërheqë të gjitha trupat e saj nga Afganistani deri në 11 shtator.

Në lagjen në Kabulin perëndimor, ku ndodhën shpërthimet, jetojnë njerèz nga komuniteti pakicë Hazara, të cilët janë me origjinë mongole dhe aziatike qendrore, e janë kryesisht myslimanë shiitë.

Një vit më parë, u godit një njësi e lindjes në spitalin lokal, duke lënë të vdekura 24 gra, fëmijë dhe foshnje.

Misioni i Bashkimit Evropian në Afganistan tha në Twitter se “shënjestrimi kryesisht i studentëve në një shkollë vajzash, e bën këtë një sulm ndaj të ardhmes së Afganistanit”.

Vitin e kaluar dhe në 2018, bombarduesit vetëvrasës të IS goditën qendrat e shkollimit në zonë duke vrarë më shumë se 70 njerëz. IS nuk është pjesë e bisedimeve të paqes midis Talibanëve dhe qeverisë Afgane, të cilat në çdo rast kanë ngecur.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë pretendim për sulmin të shtunën. Sidoqoftë, IS vazhdon të kryejë atentate dhe bombardime në Kabul dhe qytetin e Jalalabad, pavarësisht se ka humbur kohët e fundit pjesën më të madhe të territorit që dikur kontrollonte në lindje të vendit, thuhet ne nje raport me te gjatë të BBC./E.D-21Media

Back to top button