Real Madrid shpëton në minutat shtesë

 

Sulmuesi belg është heroi i “Galaktikëve” ku në çastet e fundit të ndeshjes e shpëton Realin nga humbja.

Ka përfunduar derbi i xhiros së 35 në La Ligën spanjolle mes Real Madridit dhe Sevillës, ku pas 90’ minutave lojë, rezultati përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Sevilla kaloi e para në epërsi përmes mesfushorit Fernando në minutën 22, ndërsa madrilenët barazuan shifrat në minutën e 67’ përmes Marcos Asensio. Gëzimi i Realit nuk zgjati shumë, pasi që nga pika e bardhë mesfushori kroat Ivan Rakitiq shënoi në minutën e 78’ për ta kaluar Sevillën në epërsi.

Minutat shtesë dolën të jenë vendimtarë për “Galaktikët”, pasi Eden Hazard në minutën e 94 shpëtoi skuadrën e tij nga humbja e sigurt, duke nxjerrë kështu vetëm një pikë nga ky takim.

Real Madridi pozicionohet i dyti në tabelë me 75 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona në vendin e tretë, dhe dy pikë më pak se lideri i tabelës Atletico Madrid.

Ndërsa, Sevilla gjendet në vendin e katërt, ku pas 35 ndeshjeve ka arritur të arkëtojë 71 pikë, katër më pak se Barcelona.

Back to top button