Kaçanik, arrestohet një i dyshuar për vjedhje

Policia ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, 39 vjeçari po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale të lartcekur, me dënim burgim prej një vit.
Policia njoftoi se i njëjti është arrestuar në Kaçanik, rreth ores 14:25 në rrugën “Ismajl Reka”.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatë./21Media 

Back to top button