Ukraina pretendon se rusët kanë rrëmbyer një zyrtar të centralit bërthamor

Një nënkryetar i termocentralit bërthamor Zaporizhzha është rrëmbyer nga forcat ruse, ka thënë kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom.
Valeriy Martynyuk, një zëvendësdrejtor i përgjithshëm për burimet njerëzore në centralin bërthamor, u kap dje dhe Energoatom pretendon se atë e kanë dërguar në një vend të panjohur.
Ata thanë se rusët “me siguri po përdorin metoda torturuese” ndaj tij për të provuar të marrin informacione.
Energoatom i ka bërë thirrje kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi që të merren masa për lirimin e menjëhershëm të Martynyuk./21Media

Back to top button