Kadaj-Bujupi: Agjencia ka thënë se MPB e Maqedonisë ka kërkuar që delegacioni t’i nënshtrohet kontrollit standard

Këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Donika Kadaj Bujupi në emisionin “Bon Bon”, në RTV21 tha se kërkesa për kontrollë të telefonit të presidentes në aeroportin e Shkupit është në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Kadaj-Bujupi u shpreh se sjellja e stafit të aeroportit të Shkupit për me e marrë telefonin e presidentes është shkelje e ligjit.

Tutje Kadaj-Bujupi shtoi se agjencia një herë e ka pranu fajin, pastaj se ka pranu dhe ka thënë se me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është kërku që delegacioni t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport.

“Shumica e deklaratave kanë qenë të pasakta, njëherë kanë thanë kem përgjegjësi, pastaj kanë thanë skemi përgjegjësi, kjo kompani ka deklaru që ka respektu rregullat dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar që delegacioni t’I nënshtrohet kontrollit standard në aeroport që është e papranueshme kur bëhet fjalë për krerët e shtetit, dhe do me thanë krejt këto drklarata vinë në vend të një kërkim falje të thellë të cilën ne po e presim pas të gjitha atyne shkresave që janë dërguar në adresë të Maqedonisë së Veriut. Ju e dini që presidentja osmani gjatë gjithë mandatit të vetë vazhdimisht ka publiku një frymë të bashkëpunimit të mirëfillt sidomos me vendet fqinje të lirisë së lëvizjes, bashkëpunimit ekonomik harmonisë në rajon. Pra ka investu gjithë karrierën e vetë që rajoni të ecë përpara me një frymë të mirë bashkëpunimi, kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, dhe Kosova është mbi të gjitha nuk lejojmë me u sulmu nga asnjë agjencion, nga asnjë kompani, koncesion apo një vend tjetër”, tha Kadaj-Bujupi.

Intervista e plotë:

RTV21: Donika cila është e vërteta e krejt kësaj ngjarje në këtë ngjarje pasi që ju e keni shoqëruar në këtë rast presidenten?

Kadaj-Bujupi: Po pra në mënyrë të papresedentë Presidentes Osmani i është kërkuar që të dorëzoj telefonin e saj për kontrollë në aeroportine Shkupit ashti sç kemi raportu, përkundër faktit që një gjë e tillë është jashtë çdo praktike dhe bjen ndesh me protokollet e sigurisë duke qenë se telefoni I kreut të shtetit dihet qartë se përdoret për komunikim zyrtar përfshirë edhe çështjet e sigurisë. Po du me shut se Presidentja Osmani nuk ka udhëtuar me valigje, ka qenë një qantë dore personale, një qantë të cilën e mbajmë të gjitha ne, një qantë personale me gjëra personale. Kërkesa për kontrollë të qantës është po ashtu e pa precedent dhe jashtë çdo politike. Edhe pse Presidentja Osmani në momentin e parë ka pranuar t’a dorëzojë qantën personale vetëm për të anashkalu reagimet e tilla të cilat erdhën më pas pra Presidentja Osmani e ka vu në skaner qantën e dorës në kundërshtim edhe me Konvetën e Vienës, neni 27 të saj i cili thot sipas të gjitha praktikave ndërkombëtare për marëdhënie diplomatike kur krerët e shtetit udhëtojnë ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike dhe kjo është e ditur botërisht dhe deri më tani është repsektuar nga çdo shtet përfshi edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Prandaj është dezinformatë tendecioze, qëllim keqe që mundet me pasë burimim vetëm tek këto çarqet ruso-serbe se në qantë ka pasë gjëra të dyshimta. Qanta është vendos në skaner, të gjith ata që dezinformojnë kanë me u përballë me të vertetën se presidentja e ka dorëzu menjëherë, atë çfar nuk ka dashtë me edhanë për skaner sepse tash sidomos në këtë periduhë ku teknologjia ka avancu, Brenda disa sekondave mundet u klonu telefoni, me u skanu me u marrë të dhënat. Pra siç e thashë ajo çfar presidentja Osmani nuk ka pranu kurrsesi madje edhe momentit kur ka pasë përpjekje për sulm fizik dhe pasi që Policia e Kosovës j aka komuniku paraprakisht zyrtarëve të aeroportit të shkupit rregullat e aplikueshme në situate të tilla, pra ata kanë vazhdu me insistu me konfisku telefonin e presidentes, dhe presidentja në asnjë moment nuk ka leju, ne kemi vazhdu në sallën e VIP-ve.

RTV21: Keni thënë se ka pasë një sjellje jo profesionale nga ana e stafit në momentin kur kanë dashur ose është kërkuar që të dorëzohet telefoni I presidentes?

Kadaj-Bujupi: Sjellje jo profesionale, skandaloze, do me thanë ka qenë përpjekje për me e marrë fizikisht përmes sulmit me marrë telefonintë kreut të shtetit, dhe kjo është pak me thanë sjellje jo etike ose jo profesionale, kjo është shkelje e ligjit, është shumë më shumë se aq, është sulm ndaj një shteti Sovran.

RTV21: Dhe në ato momente e thatë se ka reaguar Policia e shtetit të Kosovës?

Kadaj-Bujupi: Sigurisht mbrojtja e afërt e presidentës e ka kry punën e vetë me profesionalizmin më të lartë, unë edhe një herë du me I falenderu edhe me I përgezu për punën e tyre të jashtëzakonshme për mënyrën qysh kanë reagu dhe qysh kanë vepru në një situatë kaq të ndërlikuar, do me thanë ka qenë në nivelin më të lartë të detyrës, e kanë mbrojtë presidenten e vendit të vetë dhe e kanë mbrojtë shtetin e vetë, pra e kanë mbrojtë republikën përballë një tendence.

RTV21: Donika ka pasë një reagim nga ana e zëvendës kryeministrit Izet Mexhit I cili thotë se ka qenë thjeshtë një keqkuptim, pastaj kishim reagimin e anës së se aeroportit, ose më mirë të themi të kompanisë që menaxhon aeroportin e Shkupit, ata thonë se nuk qëndrojnë akuzat se puntorët e aeroportit kanë tentuar të marrin telefonin e presidentes, si e shihni ju krejt këtë që ka apsur pas kësaj ngjarje në Maqedoninë e Veriut?

Kadaj-Bujupi: Shumica e deklaratave kanë qenë të pasakta, njëherë kanë thanë kem përgjegjësi, pastaj kanë thanë skemi përgjegjësi, kjo kompani ka deklaru që ka respektu rregullat dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar që delegacioni t’I nënshtrohet kontrollit standard në aeroport që është e papranueshme kur bëhet fjalë për krerët e shtetit, dhe do me thanë krejt këto drklarata vinë në vend të një kërkim falje të thellë të cilën ne po e presim pas të gjitha atyne shkresave që janë dërguar në adresë të Maqedonisë së Veriut. Ju e dini që presidentja osmani gjatë gjithë mandatit të vetë vazhdimisht ka publiku një frymë të bashkëpunimit të mirëfillt sidomos me vendet fqinje të lirisë së lëvizjes, bashkëpunimit ekonomik harmonisë në rajon. Pra ka investu gjithë karrierën e vetë që rajoni të ecë përpara me një frymë të mirë bashkëpunimi, kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, dhe Kosova është mbi të gjitha nuk lejojmë me u sulmu nga asnjë agjencion, nga asnjë kompani, koncesion apo një vend tjetër.

RTV21: Si i shihni reagimet e institucioneve të shtetit të Kosovës, ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Diasporës, I cili këtë akt e ka cilësu jo dinjitoz, ka pasur edhe reagime të tjera si i komentoni ato?

Kadaj-Bujupi: Për aq sa kom pa të gjitha reagimet që vijnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e të tjera të gjitha kane qenë në nivel të detyrës që nënkupton se kanë ëkrku edhe nga pala Maqedone sqarime shtesë dhe janë duke vepruar tutje që kjo çështje të shtjellohet deri në fund. Dhe ne presim që së shpejti nga Maqedonia e Veriut të vijë një kërkim falje e thellë.

RTV21: A udhëtoj presidentja apo çfarë ndodhi më pas?

Kadaj-Bujupi: Po presidentja ka vazhdu duhëtimin siç është paraparë./RTV21/21Media

Back to top button