Kadaj për taksën: Një praktikë normale që lindi pas njëzet vjetëve në Kosovë

“Praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit. Pavarësisht çmimit”

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj ka thënë se vendimi për taksën 100%ka shpërfaqur e forcuar dinjitetin shtetëror të Republikës. Donika gjithashtu është shprehur se ky vendim është një praktikë normale që lindi pas njëzet viteve në Kosovë.

“Janë bërë më se dy muaj që prej kur Qeveria Haradinaj vendosi taksë prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky vendim shpërfaqi e forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Republikës. Një praktikë normale që lindi pas njëzet viteve në Kosovë. Praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit. Pavarësisht çmimit”, ka shkruar Kadaj në Facebook.

Pas fushatës së Serbisë për mos anëtarsimin e Kosovës në Interpol, Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018, kjo taksë ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete. Kundër kësaj takse janë shprehur Bashkimi Evropian e po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Back to top button